Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim kombëtar. Në një njodtim për mediat, Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 34-vjeçar i dënuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë konstatuar një person larg pikës së kontrollit në Kodër Kamzë”, njofton policia.

Policia e ka ndaluar atë dhe 34-vjeç është identifikuar si shtetasi Arjan Prenga. Por Prenga sipas Policisë rezulton “person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

34-vjeçari akuzohet se në vitin 2009, në Rrëshen, në bashkëpunim me A. N. (ende i shpallur në kërkim), kanë vrarë qytetarin E. J./tvklan.al