Në kërkim Genti Faqja, i dyshuari kryesor

Policia ka arrestuar një nga autorët plagosjes së trefishtë në një lokal në Elbasan pasditën e së premtes.

Në pranga është vënë 34-vjeçari Ilirjan Bezhani, ndërsa vazhdon të jëtë në kërkim i dyshuari kryesor Genti Faqja. Sipas policisë, autorët dhe të plagosurit ishin ulur në një lokal pranë Pallatit të Sportit në Elbasan, por pas konfliktit verbal sherri degjeneroi në përdorimin e armëve.

Për pasojë mbetën të plagosur 3 persona, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan