Fier-Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin N. K., 34 vjeç, banues në Patos, pasi në datën 13.04.2021 ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin G. Q., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke shkuar te shtëpia e gjyshërve të tij, të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtjeje./tvklan.al