E përndiqte prej kohesh pasi ishte i dashuruar me yllin e showbizz

Një 35-vjeçar, i cili po përpiqej që t’i shprehte dashurinë Kylie Jenner-it u arrestua në rezidencën e yllit të Showbiz-it. Ai nuk pranoi që të largohej derisa të kishte një shans për të parë Kylie ballë për ballë, gjë që çoi në arrestimin e tij. Megjithëse Kylie nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit, ekipi i saj i sigurisë e ndaloi atë derisa erdhi policia.

Kylie Jenner ka pasur të tilla probleme dhe në të kaluarën, ndërsa edhe motra e saj, Kendall ka siguruar së fundmi një urdhër ndalimi ndaj një burri tjetër, i cili u përpoq të hynte në shtëpinë e saj.

Kujtojmë se Kylie mori një urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi një i ri tentoi të hynte në shtëpinë e saj. Gjykata ka urdhëruar 27-vjeçarin, Shaquan King, që të qëndrojë të paktën 100 metra larg Kylie-t për 3 vitet e ardhshme.

Ajo ishte e pranishme në seancën gjyqësore, duke i thënë gjyqtarit përmes telefonit se King e bën atë të frikësohet për jetën e saj dhe të vajzës, Stormi. Ekipi ligjor i Kylie-t kërkoi një urdhër ndalimi 5-vjeçar, por gjykatësi më pas vendosi ndalim për vetëm 3 vite.

Klan News