Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 36-vjeçarin që i shiti marijuanën një shtetasi italian disa ditë më parë, i cili u arrestua në doganën e Muriqanit. I arrestuari është me iniciale E.L., banues në lagjen Nr.2 në Kavajë.

Pesë ditë më parë, ai i kishte shitur 53 kg marijuanë në formë çokollate shtetasit italian me iniciale C.T., i cili u arrestua në Muriqan pasi iu zbulua lënda narkotike.

Italiani e kishte fshehur drogën brenda disa bombolave të gazit në makinën e tij me të cilën udhëtonte, me destinacion final Italinë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”. /tvklan.al