Arrestohet 38-vjeçari, plagosi me armë bashkëfshatarin

Foto ilustruese


Arrestohet 38-vjeçari, plagosi me armë bashkëfshatarin

22:21 04/10/2020

I dyshuari për plagosjen e 35-vjeçarit në Tropojë është vënë në pranga. Policia e qytetit verior njofton se plagosja ka ndodhur sot në mbrëmje dhe është bërë i mundur arrestimi i të dyshuarit për plagosjen.

Më datë 04.10.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Babinaj, Tropojë,  pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.H., 38 vjeç,  ka plagosur me armë zjarri shtetasin L.H., 35 vjeç”, njofton Policia.

Sipas informacioneve mësohet se pas konfliktit është njoftur në komisariat dhe në vend kanë shkuar efektivët .

Falë veprimeve të shpejta  bënë  të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A.H, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Tropojë, për veprime të mëtejshme hetimore”, bëjnë me dije autoritetet.

Nga ana tjetër mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar./tvklan.al






Të ngjashme