Policia e Pogradecit ka arrestuar një  38-vjeçar, i cili u kap duke transportuar lëndë drusore të prera në mënyrë të jashtëligjshme.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara konkretisht në rrugën e fshatit Golik, Pogradec, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë ndaluar për verifikim mjetin tip furgon të markës “Benz”, me drejtues shtetasin M. Z., 38 vjeç, banues në fshatin  Stavraj, Prrenjas, të ngarkuar me 4 m sterrë lëndë drusore të llojit ah, sasi për të cilën ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës”, njofton policia.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm 38-vjeçari rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi. 

Policia po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti furgon dhe sasia e lëndës drusore./tvklan.al