Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Alliasi”, ku hetimet kanë zgjatur 5 muaj.

Policia sqaron se ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta për Kreshnik Halilaj.

Arrestimi i 40-vjeçarit  është bërë në zonën e Alliasit, në një kioskë pranë banesës së tij, ku dyshohet se shiste lëndë narkotike kokainë kundrejt 3500 Lekë të rinj për dozë.

Gjatë kontrollit të kioskës dhe banesës u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 Lekë të rinj dhe 8730 Euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular./tvklan.al