Policia e Vlorës ka arrestuar një 42-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. I arrestuari me iniciale M.Y. u kap në lagjen “Pavarësia” pas informacioneve që uniformat blu kishin marrë për vendndodhjen e tij.

Ndaj 42-vjeçarit ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar në vitin 2018 nga Gjykata e Breshias, ndërsa në Shkurt të vitit 2019 u dënua në mungesë me 4 vite burgim. Ai akuzohet për trafik droge e kryen në bashkëpunim. /tvklan.al