Policia e Fierit ka arrestuar këtë të premte një 43-vjeçar me iniciale S.K. që akuzohet se ka vrarë në vitin 2015 një 82-vjeçar.

Sipas bluve të Fierit pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë.

Sot është bërë i mundur “ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën “Arrest në burg” për S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim””.

Krimi i rëndë është kryer në 22 nëntor të vitit 2015, ku sipas autoriteteve 43-vjeçari ka qëlluar me mjete të forta prerëse 82-vjeçarin N.L. /tvklan.al