Një person i shpallur në kërkim për plagosjen e disa personave është vënë në pranga nga autoritetet policore në qytetin e Elbasanit.

43-vjeçari G.M., në bashkëpunim me I.B., i arrestuar më parë, më 2 Gusht  të vitit të kaluar kanë plagosur me armë zjarri dy persona dhe me sende të forta një person tjetër.

Për 43-vjeçari Gjykata e Elbasanit kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ai është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan. Vijon puna për zbardhjen dokumentimin ligjor të implikimit të këtij shtetasi./tvklan.al