Një 46-vjeçare është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Mësohet se ajo ka aksidentuar një këmbësor, i cili për shkak të plagëve të rënda ka humbur jetën në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases G. S., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në spital”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al