Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka plagosur me dashje një person.

Mësohet se 48-vjeçari, banues në fshatin Gostimë të Cërrikut është konffliktuar për motive të dobëta me një person tjetër me iniciale F.Xh.

Gjatë sherrit, autori ka goditur kundërshtarin e tij me sende të forta duke e plagosur.

I lënduari u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale./tvklan.al