Një 49-vjeçar grek me iniciale E.F. është arrestuar në Kakavije nga Policia Kufitare Shqiptare, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjet një sasi e konsiderueshme municionesh.

Policia thotë se 49-vjeçari me banim në Janinë, po dilte nga Shqipëria dhe nga kontrolli i imtësishëm në vijën e dytë u konstatuan 800 fishekë. Municionet ishin fshehur në një arkë metalike të mbështjellë me rroba dhe qese plastike. Fishekët u sekuestruan, ndërsa shtetasi grek u arrestua në flagrancë dhe u dërgua në komisariat.

Ai do të merret në pyetje në lidhje me sasinë e konsiderueshme të fishekëve, ku i siguroi këto municione, për çfarë do të përdoreshin dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar. 49-vjeçari akuzohet për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municionit.

/tvklan.al