Një 51-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga ditën e sotme nga policia. Policia dyshon se ai ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 15 vjeçe”, thuhej në njoftimin e policisë.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale në lidhje me këtë çështje. /tvklan.al