Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 52-vjeçar të akuzuar për shpërndarje të drogërave të forta. Gjatë aksionit të koduar “Gramshi” u sekuestruan 82 doza heroine që i përkisnin 52-vjeçarit me iniciale A.D. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për shpërndarje dhe prodhim të lëndëve narkotike.

Uniformat blu kishin informacion se 52-vjeçari shiste heroinë në qytetin e Gramshit dhe pas hetimeve që zgjatën disa muaj, u provuan dyshimet e autoriteteve, në bazë edhe të provave të grumbulluara.

Të dyshuarit iu sekuestruan edhe 1.1 milionë Lekë të vjetra, vlerë monetare që mendohet se i kishte përfituar nga shitja e drogës. Aksioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /tvklan.al