Një 55-vjeçar që qarkullonte me armë me vete është arrestuar nga Policia e Lezhës. Mësohet se O.R. ka rënë në pranga pas kontrolleve të shtuara të efektivëve, të cilët kishin informacione se ai qarkullonte me armë.

Në kuadër të operacionit “Gjorëm”, është bërë lokalizimi i personit të dyshuar i cili ishte futur në një lokal në fshatin Gjorëm, Kurbin.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O.R, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.R., 51 vjeç, banues në Kurbin./tvklan.al