Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi ka dhunuar nënën e tij. Në pranga ka përfunduar  Pëllumb Sino.

Sipas policisë së qytetit të gurtë, Sino ka dhunuar fizikisht nënë e tij, 80-vjeçaren L.Sino. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

57-vjeçar njihet si njeri problematik në Gjirokastër, si dhe i varur nga alkooli.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Dhunë në familje ” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. /

tvklan.al