Durrës – Një 58-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë. Dyshohet se ai ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare.

“U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat  penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”. Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të  mitur 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al