Një qytetar i huaj është arrestuar në Kukës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet me dije se arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit.

59 vjeçari M.Ç, me kombësi turke dhe banues në Kosovë u arrestua në pikën kufitare të Morinës.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit,  pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit,  ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar”, sqaron policia./tvklan.al