Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi, është shmangur për shkak të një defektit të armës. Një 69-vjeçar me iniciale G.Xh. po konfliktohej me një person tjetër në lagjen Nr.4 të Korçës. 69-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa qytetarët e tjerë njoftuan policinë. Në këtë moment, 69-vjeçari u largua drejt banesës.

Kur aty mbërritën punonjësit e policisë, autori u drejtoi atyre armën kallashnikov dhe tentoi t’i qëllonte. Arma u bllokua dhe fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Forcat e policisë neutralizuan autorin dhe e arrestuan në flagrancë, i cili akuzohet për vrasje të punonjësve të Policisë së Shtetit mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

69-vjeçari me iniciale G.Xh. është person me precedent penal dhe ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje dhe vjedhje. Në banesë iu sekuestruan edhe 88 fishekë.

/tvklan.al