Një i moshuar është ndaluar nga policia pasi ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me një adoleshente 17-vjeçare.

Ngjarja tronditëse është shënuar në Sarandë. I ndaluari është 72-vjeçari i quajtur Barjam Tusha, thonë burimet për tvklan.al.

“Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare nga qyteti i Sarandës”, thotë policia në njoftimin e saj.

Pasi u ndalua nga uniformat blu, 72-vjeçari pranoi gjatë marrjes në pyetje faktin se ka kryer këtë vepër penale.

“Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale”, njofton policia.

Ndalimi i të moshuarit u bë pas marrjes së informacioneve për këtë ngjarje të rëndë. 72-vjeçari akuzohet për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur. /tvklan.al