Një bandë kriminale, ku pjesë e saj janë disa shqiptarë, është goditur nga Policia e Spanjës. Sipas mediave vendase kjo bandë ka lidhje me Sacra Corona Unita, një organizatë mafioze në rajonin italian të Pulias, që merret me trafikun e drogës.

Më tej sqarohet se banda shqiptare dhe Sarca Corona Unita bashkëpunimin për trafikun e drogës nga Spanja në Itali. María Gámez, drejtorja e përgjithshme e Gardës Civile, ka treguar detajet e operacionit dhe tha pas më shumë se një viti hetimi, u arrit prangosja e 9 shqiptarëve.

Hetimet kanë nisur pas kapjes së një ngarkese droge në Prill të vitit 2020, e cila mendohej se do të shpërndahej në disa vende të Evropës.

Në fund të operacionit që është zhvilluar ditën e djeshme, u kapën dhe 400 kilogram hashah, që ishte fshehur në një transformator të tensionit të lartë.  Arrestimet kanë ndodhur zonën e quajtur Aguadulce./tvklan.al