Një 16-vjeçar me iniciale F.T. është arrestuar nga uniformat blu të kryeqytetit për armëmbajtje pa leje. Policia kishte marrë njoftim në rrugë operative për një person të armatosur.

Adoleshenti u konstatua nga efektivët e Komisariatit Nr.4 të Tiranës pranë një lokali në rrugën “Myslym Keta” rreth orës 02:30. Sapo pa uniformat blu, 16-vjeçari tentoi të arratisej me vrap, por u kap pas ndjekjes policore. Efektivët i sekuestruan atij një pistoletë me 9 fishekë.

Ai u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje. /tvklan.al