Adoleshenti që plagosi me thikë një 23-vjeçar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë ka përfunduar në prang

Policia tha se ka arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin me iniciale L.H., banues në kryeqytet.

Ai akuzohet se ka goditur me thikë 23-vjeçarin L. T., banues në rrugën “Besim Alla”, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I plagosuri aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Adoleshenti do të përballet në gjyq me akuzat për “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë./tvklan.al