Policia franceze ka arrestuar një aktivist rus që publikoi në internet videon e skandalit seksual të politikanit Benjamin Griveaux, kandidat për Parisin në zgjedhjet lokale.

Mediat franceze raportojnë se Petr Pavlensky u arrestua në Paris. Megjithatë, sipas disa raportimeve të tjera, thuhet se arrestimi i Pavlensky nuk ka lidhje me publikimin e videos. Ai është arrestuar pas hetimeve për një konflikt me armë të ndodhur në Paris më 31 Dhjetor. Aktivisti rus kishte kërkuar azil politik në Francë në vitin 2017.

Në videon seksuale që ai publikoi në internet, shfaqet aleati politik i Presidentit francez Emannuel Macron duke i treguar pjesët intime një vajze të re me të cilën ka patur lidhje jashtëmartesore.

Pas publikimit të këtij skandali, kandidati për Parisin, Benjamin Griveaux, u tërhoq nga gara elektorale.

Kryebashkiakja aktuale e Parisit, Anne Hidalgo, në një reagim pas video-skandalit, ka thënë se jeta personale e qytetarëve duhet të respektohet.

Drejtuesi i së martës ekstreme në Francë, Jean-Luc Mélenchon, dënoi publikimin e kësaj videoje. Ndërsa liderja e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen, sugjeroi që Griveaux nuk duhet të hiqte dorë nga gara elektorale për Parisin. /tvklan.al