Autori i dhunës në protestën e opozitës, të dielën në mbrëmje, është arrestuar. Policia thotë se ai është Zamir Sijani, një 43-vjeç nga fshati Xhafzotaj i Durrësit, një person me precendentë të rrezikshëm penalë, i dënuar në Shqipëri e Itali, për trafik droge dhe mbajtje pa leje dhe prodhimi të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit.

Ai u identifikua nga disa pamje filmike. Në pamje shihet momenti kur 43-vjeçari godet me patericë Ymer dhe Erjon Çelën, babë e bir, duke u shkaktuar dëmtime në kokë e në trup. Sijani është dënuar në vitin 2005 me 5 vite burg për trafik droge në Itali, por dënimin e ka kryer në Shqipëri. Në vitin 2011 ai u kap me një pistoletë TT në Rrugën e Durrësit.

Gjykata e liroi 3 ditë pas arrestimit, duke e gjobitur me 5 milionë lekë. 43-vjeçari do të përballet serish me drejtësinë, tani me akuzat e plagosjes së rëndë më dashje dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Tv Klan