Arrestohet autori i vendosjes së tritolit në Laprakë, shkak konflikti me djalin e pronarit


Arrestohet autori i vendosjes së tritolit në Laprakë, shkak konflikti me djalin e pronarit

15:23 21/07/2020

Disa orë pas shpërthimit të një sasie eksplozivi në një banesë në Laprakë të Tiranës, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar dhe arrestuar autorin. Ai është 26-vjeçari me iniciale E.M.

Ky i fundit, gjatë marrjes në pyetje në komisariat, ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Ai është shprehur lëndën plasëse në banesën e Gjergji Llazit e vendosi për shkak të një konflikti që kishte me djalin e pronarit të shtëpisë.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”. /tvklan.al




Të ngjashme