vellezerit-tola

Policia hollandeze ka arrestuar një shqiptar, të dyshuar si autor të vrasjes së dy vëllezërve Floren e Glevis Tola, që ndodhi në shtëpinë e tyre në Roterdam.

Autoritetet thanë se i dyshuari është një 26 –vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme ndaj familjarëve të tij në Shqipëri.

I riu është gjetur i plagosur në një banesë në lagjen Kastelveg të Roterdamit. Gjykata lokale të enjten ka vendosur që ai të qëndrojë në paraburgim.

Dy vëllezërit Tola u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Roterdam. Ngjarja ka ndodhur më 15 Janar, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur. Viktimat u identifikuan si Florenc dhe Klevis Tola, përkatësisht 29 dhe 25 – vjeç, dhe i plagosuri është Serxhio Piku.

Prejardhja e të tre personave është nga Elbasani. Mediat hollandeze kanë hedhur dyshime se krimi ka lidhje me trafikun e drogës. Pas ngjarjes, policia tha se ishte në kërkim të dy personave.

Sipas mediave hollandeze, po hetohet për një lidhje të mundshme mes dy krimeve, vrasjes së dy vëllezërve shqiptarë dhe një kufomë të gjetur të mërkurën e shkuar, në një tjetër banesë në Roterdam.

Tv Klan