Një avokat 56-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia pasi akuzohet për disa vepra penale.

Avokati Sami Dema u vu në pranga pasi ndaj tij ishte vendosur në mungesë masa e sigurisë “arrest në burg”, dhënë më 9 Qershor nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Avokat Dema akuzohet për korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të drejtësisë dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Hetimi ndaj avokatit 56-vjeçar ka nisur në vitin 2019, dhe u zbulua se Sami Dema u merrte para personave të ndryshëm, duke u premtuar se do të ndërhynte tek prokurorët apo gjyqtarët me qëllim për të lehtësuar masën e dënimit. /tvklan.al