pranga

Një 45-vjeçar nga Lushnja është arrestuar mbrëmjen e kaluar pasi akuzohet se ka përdhunuar të bijën 13-vjeç. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Lekaj të Lushnjes. Bashkim Leka ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën disa hërë në harkun kohër prej katër muajsh. Minorenja ka deklaruar në polici se babai i saj abuzonte me të seksualisht në mënyrë sistematike pasi prindërit ishin të divorcuar. E mitura, menjëherë pas kallzimit në polici i është nënshtruar edhe ekspertizës mjeko-ligjore. Mësohet gjithashtu se policia ka arrestuar edhe tri persona të tjerë nga i njëjti fshat, pasi dyshohet se edhe ata kanë abuzuar seksualisht me 13-vjeçaren.