Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit. Novrus Kapllanaj është arrestuar në flagrancë duke ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Arrestimi i 53-vjeçarit u bë pasi në banesë, ndërsa po rrihte në mënyrë barbare djalin e tij, 21-vjeçarin  K. Kapllanaj.

Ka qenë nënë e të riut, bashkëshortja e Novrusit, që ka njoftuar policinë.

Ndërkohë i riu ka marrë dëmtime të shumta në trup. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës” të qytetit të Fierit.

/tvklan.al