Dardan Molliqaj është arrestuar nga autoritetet policore në Prishtinë pas një proteste të zhvilluar nga PSD-ja e Kosovës. Ai mban aktualisht kreun e kësaj partie dhe është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Së bashku me Molliqajn janë arrestuar edhe 7 aktivistë të tjerë. PSD kërkon lirimin urgjent të tyre dhe thotë se qeveria Kurti po zhvat qytetarët.

“Gjatë aksionit të sotëm për të shfaqur zhvatjen që pushteti i Kurtit po e bën ndaj qytetarëve, duke taksuar shtesë regjistrimin e makinës e duke krijuar monopol për një kompani, policia ndërhyri dhunshëm për ta ndërprerë aksionin duke arrestuar e lënduar brutalisht aktiviste e aktivistë të PSD-së. Policia, nën urdhrat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton atë. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kaloj heshtur e nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit. Kërkojmë urgjentisht që aktivistet e aktivistët Dardan Molliqaj, Teuta Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë”, thuhej në një reagim të PSD-së./tvklan.al