Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e biznesmenit të ndërtimit, Fejzo Zekaj.

38 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për trafik droge.

Ai ishte në kërkim pasi gjykata e Breshias në Itali kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të trafikimit  të lëndëve narkotike.

Zekaj dyshohet se ka investuar  paratë e  trafikut të drogës në pasuri të paluajtshme.

Sipas policisë, firma e tij TZ Construction ka ndërtuar në zonën pranë liqenit artificial.

Tv Klan