Një biznesmen shqiptar, pronar i një restoranti në Romë, u arrestua nga policia italiane, si pjesë e një bande grabitësish.
Në përbërje të bandave ishin prostituta që u vidhnin kartat e kreditit klientëve.
Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur nga policia italiane, por mësohet se ai është një 48-vjecar, pronar i një restoranti luksoz në Romë.
Hetimi, që zgjati disa muaj zbuloi se ai ishte pjesë e një rrjeti që shfrytëzonin femra për qëllime prostitucioni, ndërsa këto të fundit gjatë kohës qëndrimit me klientët iu vidhnin edhe kartat e kreditit, paratë apo sende me vlerë.
Kur klientët kuptonin gjithçka prostitutat ishin larguar bashkë me sendet me paratë. Gjatë operacionit të koduar, “Ghost Shoping”, policia arrestoi 6 gra që ushtronin prostitucion, si pjesë e kësaj bande.
Grupi sipas policisë drejtohej nga një grua 61 vjeçare e cila gjithashtu ushtronte prostitucion. Pas arrestimit, për biznesmenin shqiptar, gjykata italiane vendosi masën e sigurisë së arrestit shtëpiak./ TV KLAN