Një 35-vjeçar bullgar i cili akuzohet se përdhunoi një 50-vjeçare shqiptare në Petralona të Athinës të shtunën e shkuar, u arrestuar nga autoritetet policore greke mbrëmjen e kësaj të marte.

Sipas asaj që shkruan Protothema, 35-vjeçari ishte strehuar në shtëpinë e një personi në zonën e Nea Filadelfeia, i cili e mbajti atë me rroba e ushqim.

35-vjeçari akuzohet për rrëmbim e përdhunim. Ai dyshohet se e përdhunoi gruan shqiptare në një apartament, 7 herë.

Gruaja ndodhej në godinë ku punonte si pastruese, kur u tërhoq me dhunë në apartament dhe u përdhunuar me dhunë për orë të tëra nga autori.

Media greke shkuan se autori, për të cilin jepen vetëm inicialet I.L, rezulton se në 2015-n përdhunoi një studente. Ai u arrestua në atë kohë dhe u dënua me 12 vjet burg, por u lirua verën e 2020-s sipas ligjeve të Kodit të vjetër Penal./tvklan.al