Arrestohet çifti shqiptar në Greqi, do të trafikonte kanabis në Turqi



Arrestohet çifti shqiptar në Greqi, do të trafikonte kanabis në Turqi

09:59 05/09/2020

Një çift shqiptar është arrestuar në Greqi nga policia, pasi tentoi të trafikonte një sasi lënde narkotike drejt Turqisë.

Burrë e grua me origjinë shqiptare u kapën në zonën e Evros duke udhëtuar me makinë. Bashkë me ta ishte edhe fëmija i mitur i çiftit, të cilët e kishin marrë me vete për të mos ngjallur dyshime se në makinë kishin fshehur edhe drogë.

Por policia greke kishte informacion për këtë rast, duke bërë ndalimin e automjetit të shqiptarëve. Brenda makinës u gjetën dhe sekuestruan 31.5 kg kanabis të papërpunuar, që do të transportohej drejt Turqisë. Lënda narkotike ishte fshehur në pjesë të ndryshme të makinës.

Droga u sekuestrua, ndërsa dy shqiptarët u arrestuan për akuzën e trafikut të drogës. Prokurori i çështjes pritet të vendosë edhe për fatin e fëmijës së mitur të çiftit. /tvklan.al







Të ngjashme