Deputeti kosovar Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri Besa Shahini, është arrestuar mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Kosovë.

Ai u arrestua për pjesëmarrje në protestën e zhvilluar në vitin 2015 për lirimin e deputetit Albin Kurti. Ndaj tij nuk ka pasur asnjë masë sigurimi dhe arrestimi i deputeti u konsiderua shkelje e të drejtave të njeriut nga partia e tij, PSD.

Por, pas disa orësh deputeti Dardan Molliqaj u lirua me urdhër të Gjykatës. Hetimet ndaj tij do të vazhdojnë, por deputeti do të qëndrojë i lirë.

/tvklan.al