Në pranga Elton Peza, ndihmoi shoferin e kamionit

Arrestohet një tjetër person për sasinë prej 2.6 ton kanabis që u kap në Mal të Zi më 3 nëntor.

Me urdhër të policisë Shkodër është arrestuar Elton Peza, 32 vjeç, banues në Tiranë. Elton Peza dyshohet se ndihmoi për të trafikuar drogën nga Lushnja, aty ku u ngarkua, me destinacion Gjermaninë.

Ky është personi i katërt i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Bozhaj” së bashku me drejtuesin e kamionit, Ervis Çallikut, Arlind Tabakun si dhe biznesmenit nga Lushnja Përparim Shurdhi.

Tv Klan