Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Emiliano Pelushi, 32 vjeç, pasi mbrëmë në orën 19.15 në fshatin Mullet Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Benz” të drejtuar nga gazetari Çlirim Peka.

Sipas policisë, Pelushi është shkaktar i aksidentit në të cilin humbi jetën 29 – vjeçarja Fleura Kola dhe ku mbeti i plagosur gazetari Peka.

Përplasja e makinave ndodhi në hyrje të autostrades Tiranë – Elbasan, në Mullet.

Zyrtarisht policia bëri me dije se Pelushi po e drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Për këtë arsye, akuza e ngritur ndaj tij i referohet nenit 291 të Kodit Penal.

Burime të policisë bëjnë me dije se makina e Pelushit ishte me rreth 100 kilometër në orë në momentin kur është përplasur kokë më kokë me autoveturën që drejtohej nga gazetari Peka, që po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Pas goditjes së fortë makina e gazetarit Peka është përmbysur.

Përplasja ndodhi në këtë vend, ku sot kanë shkuar serish drejtues dhe ekspertë të policisë rrugore, të cilët kanë fotografuar vendin nga kënde të ndryshme, me shumë mundësi për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes duke qënë se aksidenti është konsumuar natën dhe rruga nuk ka qënë e ndriçuar.

policia

Siç shihet nga pamjet në asfalt nuk ka asnjë shenjë frenimi.

afalt

 

Mjeti i drejtuar nga Pelushi, që ka qënë duke ardhur nga Elbasani në drejtim të Tiranës nuk ka respektuar sinjalistiken rrugore dhe ka qenë duke kryer një parakalim të gabuar.

Shenjat e vajit të mbetura në rrugë tregojnë qartë se ku ndodheshin dy mejetet pas përplasjes.

shenjat e vajit

Pjesë nga të dy mjetet kanë mbetur ende këtu. Gazetari Peka i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. I plagosur në aksident mbeti edhe Pelushi dhe miku i tij Andi Zaimi. Që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan