Ahmet Metawea me origjinë nga Egjipti është arrestuar  në Pogradec.

Mësohet se 36-vjeçari është kapur në lagjen nr. 2 të këtij qyteti duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Hyundai”, 4 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se për çdo emigrant që po transportonte Matewea do të kishte një fitim 300 euro, pasi u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al