Një 61-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, që cilësohej si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë. Hairi Cukani, mësohet se është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë.

Operacioni u krye nga karabinierët në Borgo Panigale, ku ka rënë në pranga ‘Eskobari’ shqiptar, një 32-vjeçar, i identifikuar si Bledar Haruni dhe 26-vjeçar nga Maroku, Abouzahid Ajlioub.

Mediat në Itali bëjnë me dije se hetimi për këta persona kishte disa kohë që kishte nisur ku gjithçka ishte koordinuar nga Prokuroria dhe kishte për qëllim shkatërrimin e tregut të drogës midis Borgo Panigale, Bolonjës dhe San Lazzaro.

Po ashtu bëhet me dije se në përfundim të operacionit janë sekuestruar 200 gram kokainë, 150 gram kanabis sativa, në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve. Kokaina u gjet e groposur në oborrin e një prej banesave dhe ishte futur në një kavanoz për ta izoluar.

Tashmë dy shqiptarët dhe marokeni janë dërguar në burg dhe gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.

Cukani nga miqtë e tij njihej si me nofkën “Eskobar”, pasi në shumë raste kishte mundur që të arratisej kur policia ka zhvilluar operacione për kapjen e tij. Ai nuk përdorte telefonin e tij celular dhe raportonte gjithmonë përmes palëve të treta dhe kontrollonte gjithmonë makinën për t’u siguruar që nuk kishte probleme, apo gjurmues për vendndodhjen./tvklan.al