Një 50 vjeçar punonjës si manovrator me fadromë në brendësi të tunelit Moglicës  është arrestuar sot nga specialistët  e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Maliq, sepse ditën e djeshme, rreth orës 19.00 ka aksidentuar rëndë gjatë punës, një 23-vjeçar.

Sipas policisë, Arjan Aliko, 50 vjeç, banues në Gjirokastër ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke dëmtuar rëndë shtetasin E.Ç, 23 vjeç, banues në fshatin Mollas- Elbasan.

Ky i fundit pas marrjes së ndihmës në Spitalin e Gramshit, u dërgua në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Altialisht për 50 vjeçarin rëndon akuza për veprën penale të shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë./tvklan.al