gjeneraliGjeneral Brigade Syrja Gjoka, aktualisht me detyrën e Komandantit të Brigadës Logjistike, është arrestuar sot në mëngjes në shtëpinë e tij nga Policia Ushtarake.

Arrestimi i tij, erdhi pas vendimit të Gjykatës së Beratit vetëm një ditë më parë, e cila dha masën e sigurisë, “ Arrest me Burg” me akuzën e shpërdorimit të detyrës, akuzë kjo e ngritur nga Ministria e Mbrojtjes.

Policia Ushtarake, nuk ka hezituar të përdorë edhe forcë n daj Gjeneralit, në momentin e shoqërimit, veprim ky aspak korrekt për gradën e lartë që ai mban pavarësisht urdhërit për arrestimin e tij.

Akuza e shpërdorimit të detyrës e ngritur nga Ministria e Mbrojtjes ndaj gjeneral brigade Syrja Gjoka, ka lidhje me periudhën 2011-2012, kohë kur ai ka shërbyer si komandant i Bazës së Forcave Ajrore në Kuçovë.

Konkretisht, ai akuzohet për shkatërrimin e disa godinave të cilat ishin klasifikuar si të amortizuara dhe jo funksionale, për të pastruar hapësirën e aerodromit të Kuçovës, në mënyrë që ky aerodrome të kthehej në në fuksion si bazë uljeje dhe stacionimi për helikopterë. E gjitha kjo asokohe, bëhej ne bazë të një marrëveshje mes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe asaj së të Turqisë, marrëveshje që kishte si synim rivatilizimin e aerodromit të Kuçovës. Madje, për ta konkretizuar akoma edhe më mirë këtë projekt, parashikohej që edhe disa godina banimi private fare afër aerodromit të Kuçovës të prisheshin dhe pronarët e tyre të dëmshpërbleheshin, por kjo nuk u realizua për mungesë fondesh nga institucionet përkatëse. Pastrimi dhe lirimi i hapësirave të mundshme u bë vetëm brenda territorit të bazës ushtarake, duke e shndrruar atë në një hapësirë akoma më të madhe për projektin e përbashkët me partneret turq.

Por me sa duket, ky veprim i komandantit të atëhershëm të ish komandantit të bazës ajrore, për drejtuesit e sotëm të Ministrisë së Mbrojtjes, është bërë në shkelje të ligjit.

Tv Klan