Reperja e njohur me origjinë kosovare Loredana Zefi është arrestuar nga policia e Zvicrës. Denoncimi kundrejt këngëtares është bërë nga një çift zviceran, të cilit shqiptarja i ka marrë para, vlera e së cilave shkon në rreth 1 milionë franga.

Lajmi është bërë i ditur nga portali i njohur zviceran “20 minutes”, ku ndër të tjera thuhet se pjesë e arrestimit është dhe vëllai i saj Berati. Loredana akuzohet për mashtrim në vlerë të 700 mijë frangave, kurse vëllai i saj Berati për 200 mijë.

Mësohet se çifti i ka dhënë vëllait të këngëtares një shumë parash për një çështje dhe më pas pjesë e saj është bërë dhe këngëtaja, e cila ka dalë garant se do t’ua kthente paratë në mënyrë të ligjshme.

Çifti zviceran ka treguar në polici se ka fakt transaksionet bankare të bëra ndaj dyshes vëlla e motër. Gjatë intervistë për gazetën “20 minutes”, ata kanë thënë se dëmi i shkaktuar, sidomos në anën psikologjike, ka qenë i rëndë aq sa i ka çuar të mendojnë vetëvrasjen.

Loredana është një nga reperet më të famshme të momentit. Ajo është e martuar me këngëtarin Mozzik dhe kanë një vajzë disa muajshe bashkë. Ajo është e njohur për jetën e luksit që bën, makina të shtrenjta, veshje të markave të famshme, për të mos lënë pas operacionet plastike.

Klan Plus