Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit për disa vjedhje të ndodhura në harkun kohor të disa muajve.

I dyshuari me iniciale Gj.S. nga Vlora u kap nga forcat e komisariatit Nr.2 gjatë aksionit të koduar “Portofolat”.

Nga hetimet ka rezultuar se 54-vjeçari është autor i vjedhjes së portofolëve në 4 raste të ndryshme, konkretisht në datat 8 Mars, më 5 Qershor, më 29 Korrik dhe më 24 Gusht.

Policia vijon hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të ketë qenë i përfshirë 54-vjeçari. Ky i fundit ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje. /tvklan.al