Arrestohet hajduti i portofolëve në urbanët e Tiranës

Posta

Arrestohet hajduti i portofolëve në urbanët e Tiranës

14:04 30/10/2019

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për rastet e vjedhjeve të portofolëve në linjat urbane të Tiranës.

Në pranga ka rënë 42-vjeçari me iniciale M.Xh. i dënuar më parë për vjedhje. Ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij V.J. 65 vjeç, edhe ky i dënuar më parë për vjedhje.

Hetimet ndaj tyre nisën pas denoncimeve të qytetarëve për vjedhje të portofolëve në autobusët e linjës urbane të “Tiranës së Re”.

Policia thotë se deri tani janë zbuluar pesë raste të vjedhje të portofolëve:

– Vjedhjes të portofolit të shtetasit S. J., të ndodhur më datë 28.10.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases B. D., të ndodhur më datë 28.10.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases D. S., të ndodhur më datë 05.03.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases M. K., të ndodhur më datë 24.03.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases Xh. L., të ndodhur më datë 02.05.2019.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi