Operacioni i koduar “Lapardhaja” i Policisë së Vlorës ka çuar në pranga një 31-vjeçar të shpallur në kërkim pasi është dënuar me 15 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Sandër Likaj është dënuar për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.

Në vitin 2009 është kapur nga policia italiane një gomone me kanabus dhe u shkatërrua një grup kriminal i përbërë nga  9 shqiptarë dhe 5 italianë.

Në atë periudhë nisi procedimi penal ndaj Sandër Likajt, dhe pas hetimeve rezultoi se 31-vjeçari ishte i përfshirë në këtë këtë grup kriminal dhe për këtë u bë  shpallja në kërkim e tij. /tvklan.al