Një 61-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Itali pasi akuzohet se kishte ndërtuar një laborator për paketimin e drogës.

Sipas mediave vendase i moshuari kishte rekorde kriminale të mëparshme dhe tani akuzohet për trafikim droge.

Policia kishte disa kohë që kishte vënë në hetim shqiptarin dhe sot i zbuluan strehën ku ai paketonte drogën. Agjentët e kishin ndjekur atë dhe e kishin parë që bënte lëvizje të dyshimta në një ndërtesë të braktisur.

Pasi u siguruan se i moshuari kishte diçka që fshihte në godinë ndërhynë dhe i sekuestruan atij kokainë, tre celularë, shuma parash etj. Pas kontrollit të ushtruar u zbulua kokaina dhe të gjitha mjetet që përdoren për paketimin e saj. /tvklan.al