Një djalë i ri është arrestuar nga Policia e Vlorës për ngacmim seksual. Në pranga ka rënë 23-vjeçari me iniciale M.A. nga fshati Gjormë.

Ai u ndalua nga uniformat blu pas kallëzimit të bërë në polici nga 22-vjeçarja me iniciale A.C. Sipas denoncimit të saj, dyshohet se i riu e ka ngacmuar atë seksualisht prej disa muajsh.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

/tvklan.al